KLGJ merr vendimin për gjyqtaren e Elbasanit, Enkeleda Kapedani

0

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka vendosur sot për pezullimin e gjyqtares të Elbasanit Enkeleda Kapedani. Kujtojmë se KLGJ  e nisi procedimin disiplinor ndaj gjyqtares pas publikimit të disa videove të sajat në platformën TikTok.

Në seancën e sotme dëgjimore, Kapedani kërkoi ndjesë por theksoi se po gjykohet për shkak të veshjes dhe shijes muzikore.

“Shpresoj që zëri im të dëgjohet, do e nis me një ndjesë publike. Po gjykohem për veshjen, pamjen apo shijen muzikore,” u shpreh gjyqtarja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu