Komiteti pendohet që s’përforcoi rregullat anti-Covid Bino: Ja kur vendosen masat e reja

0

Shefja e Insitutit të Shëndetit Publik, Silva Bino ka deklaruar se situata e Covid-19 është shqetësuese.

Ajo u bëri apel qytetarëve për të respektuar me përpikmëri masat e vendosura për parandalimin e kësaj pandemie. Këtë deklaratë Bino e bëri gjatë vizitës së saj në qytetin e Kukësit, aty ku sot nisi vaksnimi i mjekëve dhe infermierëve.

Shefja e ISHP-së theksoi se ulja e orës policore zvogëloi numrin e shifrave të personave të prekur nga koronavirusi.

Në përfundim, Bino tha se të hënën e ardhshme pritet që të rishikohet si po ecën situata dhe në varësi të kësaj do të merren masat përkatëse për të ruajtura sigurinë dhe shëndetin e qytetarëve.

“Natyrisht situata është serioze, numri i lartë i rasteve, i të shtruarve në spitale të cilët mund të përfundojnë në intubim apo edhe numri i vdekjeve janë një kambanë alarmi dhe duhet të zbatohen masat. Nëse ne fund të javës, të hënën tjetër ne do të shohim sesi po ecën situata gradualisht dhe do të merren masat përkatëse sipas llojit të evoluimit të pandemisë në vendin tonë”,- u shpreh  Bino.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu