Kopshti nr 5, aktivitet artistik pranë Teatrit Skampa

0

Kopshti nr 5 në Elbasan ka organizuar aktivetin artistik përmbyllës me mbarimin e ciklit arsimor parashkollor.

Fëmijët ishin kurora e bukur e këtij aktiviteti të organizuar nga mesueset Genta Palloshi dhe Etleva Bebi.

Me vjersha këngë dhe valle, fëmijët prezantuan kështu jo vetëm kulturën folklorike elbasanase por edhe punën e shkëlqyer që bëhet me të vegjlit përgjatë vitit, shkruan InfoWebTv.

Në skenën e madhe të Teatrit Skampa, të mbërthyer nga emocionet, femijët kanë pasur spektatorë familjarët e tyre, gjyshërit dhe të afërm të cilët plot emocion shijonin çdo performancë.

Kopshti nr 5 i cili drejtohet nga Znj. Rudina Neziri mbetet model në organizimin dhe zhvillimin e çdo detyre pasi gjatë vitit femijët organizojnë panairë të ndryshëm në kulinari dhe piktura duke mbushur kështu trurin dhe shpirtin e çdo fëmije me dije dhe dashuri.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu