Kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi sqaron si do procedohet me votimin të dielën

0

Kryetari i Komisionit Qendror të zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi nga Log. ka shpjeguar me detaje mënyrat e votimit në mënyrë që qytetarët të mos e nxjerrin të pavlefshme fletën e votimit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se mbi të gjitha është e rëndësishme që qytetarët të jenë të qartë për atë që duan të votojnë dhe askush nuk do të ketë influencë në preferencat e tyre.

“Në parim varianti apo mënyra e parë është që të zgjidhet partia politike dhe vendoset shenja te kuadrati bosh që është ngjitur me logon e partisë ose kandidatin e pavarur, mënyra e parë është zgjedhje e subjektit të partisë. Opsioni tjetër është të votosh partinë politike në krahë të partisë politike dhe në të njëjtën linjë që janë kandidatët të votosh vetëm një kandidat. Nëse voton dy kandidat quhet vota e partisë por jo e kandidatit. Varianti i tretë është kur ti zgjedh një kandidat por nuk zgjedh partinë e tij, por kjo nuk është e këshillueshme një gjë e tillë, dhe pse ti praktikisht nëse e voton kandidatin e ke votuar dhe partinë”, ka thënë Celibashi.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se për të gjithë qytetarët që nuk e mbajnë mend numrin e kandidatit në qendrat e votimit do të jenë postera të mëdhenj me numrin dhe me emrin e kandidatit për të qartësuar votuesin se kujt duan që t’ja japin votën.

“Të gjithë qytetarët dhe votuesit duhet të dinë se në hyrje të çdo qendër votimi jashtë dhe brenda do të jenë postera të mëdhenj që do të jenë të pasqyruar të gjithë emrat dhe numrat e kandidatëve të preferuar, për shkak të emocioneve mund të harrosh sërish por ti mund të bësh një rrotullim dhe kjo mund të ndihmojë që të qartësosh dhe njëherë në lidhje me kandidatin e preferuar”, është shprehur ndër të tjera kreu i KQZ-së.

 

Keyword: Infowebtv, Ilirjan Celibashi, Zgjedhje, formulë

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here