Krimi që tronditi Tiranën/ Gruaja e mbajti 30 minuta nën vëzhgim Kudret Saliajn para se të vritej

0

Vrasja e Kudret Saliaj nga vjehrri i tij Mexhit Picari, duket se ka qenë një ngjarje e paramenduar dhe e organizuar nga vetë autori në bashkëpunim me vajzën e tij.

Sipas burimeve, ka dyshime të forta se Dhurata Saliaj ka vëzhguar bashkëshortin e saj që ishin në proces divorci, përpara se babai i saj ta vriste në mes të një lokali në afërsi të Gjykatës së Tiranës. Ka qenë pikërisht ajo që ka vënë në dijeni të ati e saj për lëvizjet e viktimës, i cili ishte i shoqëruar nga avokati i tij që gjithashtu mbeti i plagosur.

Në deklaratat e tyre përpara policisë, Mexhit Picari dhe Dhurata Saliaj kanë dhënë deklarime të ndryshme. Autori i krimit ka thënë se ka qenë i ulur në lokal vetëm, ndërsa e bija ka thënë se ka shoqëruar të atin.

Mexhit Picari ka shtuar se më pas në lokal është futur Kudret Saliaj i cili e ka sharë dhe ofenduar. Më pas ai është ngritur dhe i ka qëlluar duke e lënë të vdekur në vend.

Shkak i vrasjes dyshohet se ka qenë kujdestaria e fëmijëve dhe çifti kishte edhe seancën gjyqësore të radhës ditën e ngjarjes.  Më herët gjykata kishte vendosur që fëmijët të jetonin me babain e tyre, ndërsa e ëma mund t’i takonte në prani të psikologes.

Pritet që organi i akuzës të kërkojë burg për babë e bijë. Mexhit Picari akuzohet për vrasje, ndërsa Dhurata për bashkëpunim në krim.

Ndërkohë familjarët të viktimës kanë hedhur poshtë pretendimet e Dhuratës, e cila ka thënë se ishte e dhunuar nga Kudreti. Sipas tyre 33-vjeçarja ka qenë e dënuar për dhunë në familje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here