Kupa e Afrikës: Burkina Faso flet për “skandal”, pas testeve pozitivë me Covid…

0

Një polemikë e parë godet Kupën e Afrikës (CAN) në prag të ndeshjes hapëse midis Burkina Fasos dhe Kamerunit, në një kontekst të ndërlikuar shëndetësor.

Ndërsa Burkina Faso i kishte rikuperuar të gjithë lojtarët e saj, të deklaruar pozitivë gjatë përgatitjeve, tani ata u prekën përsëri të premten nga një valë e re rastesh (4 ose 5 lojtarë, duke përfshirë tre mbajtës: Edmond Tapsoba, një nga yjet e Stallions, Oula Abass Traoré dhe Saidou Simpore). Pozitivë janë edhe anëtarët e drejtuesve të ekipit, përfshirë edhe trajnerin Kamou Malo.

“Nuk mund ta pranojmë këtë vendim,”- janë shprehur drejtuesit e Burkina Fasos. Firmin Sanou, ndihmëstrajneri, shpjegon: “Një ekip mjekësor mbërriti të premten në mëngjes, por ne kontaktuam me CAF, të cilët na thanë se nuk vinte prej tyre. Prandaj ne i refuzuam këto teste. CAF duhej të na e dërgonte pasdite ekipin e tij mjekësor, por ai mbërriti në orën 23:00. Prandaj, afatet 48-orëshe nuk u respektuan dhe përveç kësaj, na u bënë rapid teste, jo PCR…

Në fund kemi 4 raste pozitive, për një tjetër thuhet se nuk ka bërë testin edhe pse ai ka qenë i pari që ka bërë! Kjo është e papranueshme dhe pse testet antigjenike? Autoritetet duhet të rishikojnë këtë. Ne nuk mund ta pranojmë këtë vendim. Nëse një grup duhet të bëjë teste PCR, ne duam diçka transparente. Ne nuk duam të humbasim lojtarë të tillë 24 orë para ndeshjes në këto kushte. Duam sqarime dhe konfirmime.”

Edhe kapiteni Bertrand Traoré ishte shumë i zemëruar pas këtij episodi. “Nëse nuk pajtohemi, a mund të kemi të drejtë të ritestojmë lojtarët pozitivë? Duhet të kemi shpjegime. Ky është një skandal. Ne duam të dimë më shumë, u përgatitëm për këtë ndeshje të pare. U rikthyem të gjithë dhe ja tani çfarë ndodh”. Me pak fjalë, Burkina ndihet sikur ka rënë në një kurth.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu