Kush e qëlloi dhe kush është i riu që u plagos në Durrës. Dyshimet e para rreth ngjarjes. Emrat

0

Detaje të reja janë mësuar nga plagosja e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. I plagosur ka mbetur 25-vjeçari Arbër Tivari i cili ka pësuar dëmtime në dorë.

Ndërsa autori i plagosjes është Ardit Buçpapa. Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti. Ndërkohë burime bëjnë me dije se shkak për sherrin mes tyre dyshohet se ka qenë prishja e pazareve të drogës.

Ata janë takuar mbrëmjen e sotme tek sheshi përballë stacionit të trenit dhe pasi një sherri mes tyre, Buçpapa ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të Tivarit. Ai është dërguar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia po punon për kapjen e autorit dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu