Kush e qëlloi me armë zjarri Ergys Likajn, reagon policia pas misterit

0

Ergys Likaj u qëllua mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Vlorë duke u plagosur në të dyja këmbët. Policia thekson se Likaj është qëlluar në rrethana ende të paqarta.

“Sot rreth orës 19:55, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur dyshohet me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, Ergys Likaj, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve” njofton policia.

Likaj ka mohuar pistën e vetëplagosjes aksidentale, ndërsa ngjarja dyshohet se ka ndodhur në zonën e lungomares. Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu