Kushi nga Pusteci tregon datën e rifillimit të shkollës

0

Ministrja Evis Kushi ka bërë me dije nga Pusteci se pushimet dimërore do të fillojnë në datën 24 dhjetor dhe do të rinis në datën 11 janar dhe jo në 4, siç ishte parashikuar më herët.
“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit shkolla të nisë në datën 11 janar dhe jo në 4, siç parashikonte urdhri i mëparshëm”, u shpreh Kushi.
Në Pustec ka qenë I pranishëm dhe kryeministi i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Ndërkohë kujtojmë se që prej 1 dhjetorit në shkolla ka nisur mësimi i alternuar, me prani fizike në shkollë dhe online, ndërsa në universitete studentët po e zhvillojnë mësimin tërësisht online.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu