Nga: Melisa Koduzi
Gjimnazi “Dhaskal Todri” është gjimnazi i parë i hapur në qytetin e Elbasanit që në vitin 1966.
Ky gjimnaz ka edukuar në mënyrë dinjitoze figura të njohura e me personalitet si Adrian Turku, Vera Grabocka etj.
Muzeu i tij është ndërtuar në mënyrë voluminoze dhe përmban një sërë nderimesh për nxënës të aftësuar në fusha të ndryshme, fitues të olimpiadave në rang, jo vetëm kombëtar, por edhe botëror.
Ky muze, nuk le pas as përfaqësime të aktiviteteve kulturore, pasi zotëron një numër të
lartë çertifikatash fituese edhe në organizime si kërcim, aktrim, këngë, poezi, ese etj.