Ky është efektivi i “Shqiponjave” që parandaloi 39-vjeçari që tentoi të vriste çiftin

0

Ditën e djeshme, pranë bulevardit në zonën e “Yzberishtit” u parandalua një ngjarje e cila mund të kthehej në një tragjedi. Një efektiv i forcave “Shqiponja”, i cili ishte jashtë orarit të punës, nxorri pistoletën dhe tentoi të arrestonte një qytetar, i cili po përpiqej të vriste një çift bashkeshortësh duke i përplasur me makinë.

Personi i arrestuar ishte i acaruar, pasi më herët kishte debatuar dhe ishte konfrontuar fizikisht me burrin që donte të “eliminonte”, e kjo për shkak të një parakalimi të gabuar. Ka qenë efektivi Shkëlzen Tafa, i cili pa u menduar dy herë nxorri pistoletën dhe kërkoi që agresoi të shtrihej përtokë. Ndërhyrja e tij ka qenë decizive. Pak sekonda më vonë, policët e komisariati nr.6 bënë të mundur arrestimin.

Key Words: Infowebtv, çift, vrasje, efektiv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu