Erdha n’shpi, jam shtrirë! Qytetari gjen patronazhistin e tij, i shkruan për t’i lehtësuar punën

0

Patronazhistët e “Rilindjes” janë kthyer në personat më të komentuar për të mos thënë më të urryer nga shqiptarët, pasi doli që ata kishin çdo të dhënë për çdo qytetar duke filluar nga numri i id deri në numrin e telefonit, gjë që në një shtet të mirfilltë demokratik nuk lejohet, pasi quhet vjedhje e të dhënave.

Në mbrojtje të tyre ka dalë Edi Rama duke thënë se janë shumë krenarë për ta, pasi sipas tyre ata kanë çdo informacion për çdo indiivid dhe fitorja e PS ka ardhur vetëm nga patronazhistët.

Mirëpo, qytetarët i kanë krahasuar këta me spiunat e kohës së komunizmit. Madje në komente ata shpërthejnë edhe në të shara.
Një rast epik është ai i një qytetari në lidhje me patronazhistin e tij. Qytetari e ka gjetur patronazhistin dhe më pas i ka shkruar atij në rrjetet sociale. Me një ironi të thellë, qytetari i shkruan patronazhistit çdo lëvizje që bën gjatë ditës, duke “i lehtësuar” atij punën.

Patronazhisti, pasi ka lexuar disa nga aktivitetet që bën qytetari, ka humbur durimin dhe në fund e ka ofenduar.joq.al
Key words: Infowebtv, Qytetar, Patronazhist, Edi Rama

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu