LAJM I FUNDIT/ Kishin përshtatur TV për të bërë telefonata, zbulohen dy pajisje në burgun e Peqinit dhe të Burrelit

0

Në burgjet e Sigurisë së lartë ditën e djeshme ka pasur aksion për gjetjen e sendeve të paligjshme. Gjatë kontrolleve janë zbuluar në dy qeli, përkatësisht në burgun e Peqinit dhe të Burrelit dy pajisje që dyshohet se përdoreshin për komunikim.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala. Mësohet se këto pajisje janë sekuestruar. Bëhet fjalë për televizorë të përshtatur me dekoder të veçantë për të bërë telefonata nga burgu.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu