LAJM I FUNDIT/ Merret vendimi për Arbër Paplekaj dhe të akuzuarit e tjerë

0

Gjykata e Elbasanit ka marrë vendimin për 11 të akuzuarit e ngjarjes në Elbasan,vrasjen e Pjerin Xhuvanit.

Gjykata ka vendosur për ish-efektivin e RENEA, Arbër Paplekaj arrest me burg,ndërsa 10 të akuzuarit e tjerë janë lënë në gjendje të lirë.

Po ashtu Gjykata ka dhënë masën e sigurisë me detyrim paraqitje për Eldjo Bekon, i cili akuzohej për moskallëzim krimi, ndërsa vijon të mbetet në kërkim për ngjarjen shtetasi Kelmend Xhaferri.

10 anëtarët e Strukturës së Mbrojtjes së Votës, pranë PD që janë lënë të lirë janë: Arjan Hoxha, Pavlo Vuksani, Emiljan Prenga, Juljan Mataj, Erald Guga, Erjon Demushi, Taulant Ymeri, Roland Xhepa, Nuredin Kasma, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Heqja e paligjshme e lirisë së personit e kryer me dhunë”në bashkëpunim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu