Lajm tragjik/ Bien nga shtylla e tensionit të lartë, ndërrojnë jetë dy elektriçistë

0

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të martë në fshatin Jagodinë të Roskovecit, ku dy punonjës të elektrikut (OST) kanë ndërruar jetë pasi janë zënë poshtë nga një shtyllë elektrike e tensionit të lartë.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 10:30, në fshatin Jagodinë, Roskovec, te nënstacioni elektrik, ka rënë një shtyllë elektrike e tensionit të lartë, dhe për pasojë janë dëmtuar dy punonjës të elektrikut (OST) të cilët ishin duke punuar.

Si pasojë e dëmtimeve të mara, kanë ndërruar jetë të dy punonjësit, shtetasit Gj. D., 50 vjeç, banues në Kuçovë dhe B. S., 64 vjeç, banues në Mallakastër.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu