LDK merr më së shumti vota nga diaspora, kalon Vetëvendosjen dhe të gjitha partitë e tjera

0

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e votave të ardhura nga diaspora për të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Nga totali i votave të ardhura nga diaspora, Lidhja Demokratike e Kosovës që udhëhiqet nga Lumir Abdixhiku ka arritur që të marr më shumë vota se Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, se PDK-ja e Memli Krasniqit dhe se AAK-ja e Ramush Haradinajt, shkruan Gazeta Express.

Nga totali i votave të diasporës, LDK-ja ka marrë gjithsejtë 3 mijë e 158 vota, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vetëm 2 mijë e 692, AAK-ja e Haradinajt rreth 1 mijë e 500 derisa PDK-ja ka marrë pak më shumë se 1 mijë vota.

Gara më e ngushtë me votat e diasporës ka qenë mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu