Liberalizimi i vizave / Mijëra kosovarë nga Zvicra dhe vendet e BE-së po kthehen në vendlindje

0

Liberalizimi i vizave për Kosovën nga janari i ketij viti ka gëzuar shumë qytetarët kosvarë, te cilët patën rastin të lëvizin, të dalin jashta kufijve të vendit. Mijëra qytetarët nga Kosova, kryesisnt ata të papunë ikën nga vendi në fillim të janarit për vizita tek familjarët, qoftë në Zvicër apo në vendet tjera të BE-së. Nga janari deri në mars, duke se kosovarët kanë shfytëzuar mirë këta tre muaj për vizita tek të afërmit e tyre për vizita apo si turistë, për të parë bukuritë natyrore dhe shijuar specialitetet ushqimore të Zvicrës (fondy, cokollada, djath) dhe në qendra të tjera evropiane, njfton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch.

Dalja nga Kosova gjatë këtyre muajve të fundit dallon nga epoka e regjimit serb, kur Kosova ishte e okupuar, ishte një dalje me shumë më deshirë, shëtitje, ekskursion jashtë vendit. Por në mesin e shumë prej atyre që dolën, kishin shpresë se punësohen dikund për punë, edhe pse Zvicra ishte e qartë në këtë drejtim, se nuk ka vend as për punë e as për azil. Kjo dalje euforiuke e kosovarëve drejt vendeve evropiane, bëri që në Kosovë të mbeten shumë vende të lira. Sipas një raporti të MPB-së për periudhën tetor-dhjetor 2023, mbi 1500 kërkesa për leje qëndrim me qëllim të punësimit janë raportuar gjatë kësaj periudhe.

Nga këta, 439 kërkesa kanë qenë për punë të shtetasve nga Bangladeshi, 399 nga Turqia, 163 nga Serbia (kryesisht shtetas shqiptar nga Lugina e Preshevës), 136 kërkesa për punë nga Shqipëria, 66 nga Maqedonia e Veriut, etj.

Me liberlaizmin e vizave shumë media, sidomos ato në Serbi manipuluan me shifra të eskagjeruara se gjoja « të ikjes masive të kosovarëve» nga vendi i tyre, shkrime këto tendencioze dhe me prapavijë, me qëllim të nxitjes së eksodit, ka shkruar gazeta zvicerane Le Canton27.ch.

Dy javët e fundit nga Zvicra dhe vendet e BE-së janë kthyer mbi 100.000 kosovarë.

«Rreth 400 autobusë përplot me udhëtarë po nisen çdo ditë nga Prishtina për në Evropë », kishin raportuar mediat serbe. Lajme të tilla jane përgënjeshtruar menjëherë nga Stacioni i Autobusëve dhe nga të dhënat e Policisë/Administratës Kufitare të Kosovës, që dëshmojnë se nuk flitet për fluturime as për ikje masive të qytetarëve apo flukse autobusësh. Këto lajme përmes gazetës zvicerane Le Canton27.ch i kishte mohuar edhe Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës z.Xhelal Svecla. Sipas Sveclës « këto lajme të pavërteta bëhen me qëllim që të krijojnë panik tek qytetarët dhe më së shpeshti akuza të tilla vijnë nga Serbia dhe përdoren për qëllime keqdashëse politike… »

Jo vetëm mediat serbe, por edhe ato nga ruse (Sputnik) provuan të nxisin zbrazjen e Kosovës nga shqiptarët (nuk ju mjaftoi largimi i 300.000 në kohën e qeverive të mëparshme këto 20 vitete të fundit) duke propaganduar se gjoja paska punë për kosovarët të ardhur pas 1 janarit 2024 në Zvicër (?!), gjë që nuk është e vertetë, sepse nuk kanë drejtë punojnë në këtë vend. Sipas autoriteteve zvicerane « ata që zihen duke punuar ilegalisht do të kenë pasoja, duke i ndëshkuar dhe dëbuar nga Zvicra, madje edhe duke ju bërë të pavlefshme pasaportën për 5 vite!.. »

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu