Liberalizimi i vizave për Kosovën, reagon eurodeputeti austriak: Shtyrja e procesit, një gabim historik

0

Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, ka komentuar liberalizimin e vizave për Kosovën, duke thënë se shtyrja e procesit do të ishte gabim historik.

Reagimi i tij vjen pasi raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka deklaruar se liberalizimi i vizave për Kosovën nuk duhet të lidhet me dialogun me Serbinë. Mandl në Twitter ka falënderuar von Cramon për nismën, ndërkohë që ka shkruar se shtyrja e liberalizimit do të ishte gabim historik.

Në një postim në rrjetin social X”, dikur i njohur si “Twitter”, Mandl shkruan se “Më vjen mirë që ndoqët nismën time Viola. Të njëjtën gjë e bëri Andrey Kovatchev, Andreas Schieder dhe Ilhan Kyuchyuk. U jam mirënjohës për këtë. Kjo është nismë ndërpartiake. Do të ishte gabim historik shtyrja e liberalizimit të vizave për Kosovën”, ka shkruar ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu