Librazhd/Muzikë dhe fishekzjarre, Socialistët nisin festën pas rezultateve të votimeve

0

Në qendër të Librazhdit, të rinj mbështetës të Partisë Socialiste kanë nisur të festojnë për fitoren. Raportohet se në qytet ka nisur edhe muzika ndërsa nuk kanë munguar as incidente e vogla mes simpatizantëve.

Sipas të dhënave të KQZ, në Bashkinë Librazhd deri më tani udhëheq Partia Socialiste me 9,952 vota ose 60.82 për qind. Partia në pushtet pasohet nga Partia Demokratike që ka marrë 31.66 % të votave, ose 5,181 vota.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu