Librazhd-Promovohet libri “100 personalitetet të Librazhdit”!

0

-Bashkia e Librazhdit, promovon krijimtarinë e gazetarit, publicistit e shkrimtarit të njohur librazhdas, Kujtim Boriçi dhe i jep atij titullin “Qytetar Nderi i Librazhdit”!

Nëpërmjet një aktiviteti të mirëorganizuar, me pjesëmarrje të personaliteteve të artit, kulturës, letërsisë, drejtues institucionesh shtetërore, deputetë, Bashkia e Librazhdit promovoi krijimtarinë e gazerarit ,publicistit e shkrimtarit të njohur Kujtim Boriçi dhe i dha atij titullin “Qytetar Nderi i Librazhdit”. Objekt i këtij promovimi ishin dy librat e fundit të autorit, “100 personalitete të Librazhdit” , “Tahir Hoxha” i Çermenikës, shoqëruar me mendime e vlerësime për mbi 30 libra që ka publikuar ai deri sot. Aktiviteti, që ishte organizuar në formën e një spektakli, u bë nën përkujdesjen e Kryetarit të Bashkisë, z. Kastriot Gurra, me skenar e koordinim të Dr. Skënder Karriqit, ndërsa moderatore ishte e njohura Silvana Braçe.
Në aktivitet, përveç Kryetarit të Bashkisë, Z. Kastriot Gurra, Kryetarit të Këshillit Bashkiak, z. Shefki Bahiti, drejtues të Këshillit të Qarkut e Prefekturës Elbasan, merrnin pjesë dhe Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, deputeti Damian Gjiknuri etj.

Fillimisht, Kryebashkiaku Gurra priti dhe falënderoi për ardhjen në këët aktivitet personalitetet e ardhur nga Tirana.

Folën e dhanë mendime në këtë aktivitet, Prof. Dr. Zaho Golemi; inxhinier Maksut Balla; studiuesin Ferit Fixha; Dr. Dorian Koçi, Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar të Shqipërisë; Prof. Dr. Bernard Zotaj, drejtues i Shoqatës së Historianëve Ushtarakë të Shqipërisë; Shenjtërisë së Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, Kryegjysh Botëror i Bektashinjve; Prof. Xhevat Lloshi; kolonel Thoma Kondurin, President i Shoqatës Kombëtare të Ushtarakëve në Rezervë të Shqipërisë; inxhinieri e pedagogu Eduart Abazi; studiuesja dhe shkrimtarja e njohur, Nadire Nuro Buza; Dr. Skënder Karriqi; Lindita Roçi, titullare e Drejtorisë Arsimore në Librazhd; Prof. Dr. Ferit Balla etj.

Përshëndetën gjithashtu, Kryebashkiaku Kastriot Gurra dhe deputeti Damian Gjiknuri, etj.

Në vazhdim, Kryebashkiaku Gurra, ftoi në skenë deputetin Damian Gjiknuri, i cili i dorëzoi publicistit e shkrimtarit Kujtim Boriçi, vlerësimin e lartë, Titullin e Lartë “Qytetar Nderi i Librazhdit”, me motivacionin “Për meritë të veçantë, në krijimin e imazhit të Bashkisë Librazhd, nëpërmjet krijimtarisë poetike, shkrimit monografik dhe publicistikë”, miratuar me Vendimin e Këshillit Bashkiak Nr. 15, datë 28.02.2022.

Publicisti Kujtim Boriçi, fanënderoi për këtë vlerësim dhe konfirmoj kontributin e tij në fushën e letrave për të pasqyruar dhe jetën e komunitetit të respektuar të kësaj treve.
Programi ishte i ndërthurur dhe me disa interpretime të këngëtarëve të njohur si Rakipe Karaj, Hatixhe Lushi, Hysni Hoxha dhe aktorit Kliti Roshi.
Me interes, për miqtë e shumtë dhe personalitetet, ishte ndjekja e ekspozitës me librat e botuara të autorit Boriç, prezantuar me profesionalizëm nga Dr. Skënder Karriqi.
Në shenjë respekti e mirënjohje, autori Boriçi, ia dhuroi kopjet e 32 librave të tij, Bibliotekës së qytetit të Librazhdit.

Aktiviteti u mbyll me një drekë tradicionale, organizuar me këtë rast për miqtë dhe të ftuar në këtë veprimtari të rrallë, që i dhuroi Librazhdit, një ditë domethënëse e me vlera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu