Librazhd, tregtarët: Fitojmë 100 lekë në ditë, shteti të na ndihmojë

0

Librazhdi si shumë bashki të tjera në vend, vuan një nivel të lartë papunësie. Ky fakt reflektohet edhe në nivelin e shpenzimeve që bëjnë banorët dhe rënia e fuqisë blerësë ka bërë që tregu industrial i Librazhdit t’i ngjajë çdo ditë e më shumë një vendi të braktisur.

Ato pak tregtarë që kanë mbetur shprehen se shitjet kanë rënë në zero dhe se jo vetëm që nuk fitojnë por shpenzojnë për të paguar taksën e bashkisë.

Viti pandemik duket se ka thelluar akoma më shumë krizën ekonomike tek tregtarët e Librazhdit. Ata që ende e marrin guximin të nxjerrin mallin në treg tanimë e kanë thuajse të pamundur edhe mbijetesën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu