Lini në Pogradec, vendbanimi më i vjetër në Europë! Artan Shkreli: Çmenduri për nga lashtësia, ndodh 1 herë në 100 vjet

0

POGRADEC- Një vendbanim palafit (ndërtim mbi pilota druri ngulur në liqen) është zbuluar në Lin të Pogradecit. Rezultatet e gërmimeve mbi 4-vjeçare të arkeologëve shqiptarë dhe atyre nga Universiteti i Bernës, kanë konfirmuar se vendbanimi palafit i Linit në Pogradec është më i vjetri në Europë, mbi 8500-vjeçar.

Albert Hafner, arkeolog nga Zvicra, thotë se kemi të bëjmë me një vendbanim që zhvillonte bujqësinë 8 deri në 9 mijë vjet më parë, që më pas është përhapur në Itali dhe në të gjithë Europën. Ai thotë se ky vendbanim është rreth 2 mijë vjet më i vjetër se ato të gjetura në Zvicër.

Drejtori i Institutit të Ndërtimit, arkitekti i njohur Artan Shkreli e quan “një zbulim spektakolar nga ato qe ndodhin një herë në 100 vjet”.

Postimi i plotë nga Artan Shkreli

Ç M E N D U R I . N G A . L A S H T E S I A .

M E . I . V J E T R I . N E . E U R O P E !

…nje vendbanim palafit (ndertim mbi pilota druri ngulur ne liqen) eshte zbuluar rishtaz ne Lin te Pogradecit.

Nje zbulim spektakolar ne vendin tone (nga ato qe ndodhin nje here ne 100 vjet) bere nga bashkepunim arkeologesh te nje ekipi helveto-shqiptar.

Behet fjale per nje vendbanim mbi’ujor te rreth 55 shekuj p.e.s. (!) Çmenduri per nga vjetersia…dhe me ekonomi bujqesore bashkangjitur – nder provat e para te bujqesise ne Europe, gjithashtu!

Konfirmimin, pas analizave me karbon, e jep Albert Hafner, drejtor i Institutit të Arkeologjisë në Universitetin e Bernës (Zvicer).

Ne foton e trete: gjate zbulimit te nje piroge te periudhes se neolitit (barke e ngjashme me ato perdorur deri vone ne zone).


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu