LSI rikthen banderolat , Meta apelon: Mos bini pre e provokimeve

0

 

Në mungesë të një përgjigje nga Bashkia e Fierit, mbështetës të LSI rreth orës 11:19 nisën të rivendosin banerin elektoral dhe disa flamuj.

Heqja e tyre u bë me urdhër të kreut të bashkisë Armando Subashi.

Kjo solli tensione dhe përplasje fizike mesmbështetësve të LSI dhe punonjësve të bashkisë Fier.

Kandidatja për deputete e LSI, Kejdi Mehmetaj, e cilësoi një akt burracak.

Mehmetaj pretendon se banerat po hiqen pasi pritet që Rama të ketë një takim elektoral në Fier.

Ndërkohë presidenti Ilir Meta në një reagim për ngjarjen në facebook u bëri thirrje kandidatëve të LSI në Fier të mos bien pre e provokimeve të Policisë Bashkiake për çështjen e banderolave dhe ta tejkalojnë me urtësi këtë moment.

Ndërsa po u prek një votë ditën e votimeve, Meta i paralajmëron t’i mprehin sfurqet, se si gratë trime të Libofshës do t’i ndjekim këmba këmbës horrat, nëse nuk kanë kuptuar gjë akoma.

Keywords: Infowebtv, Ilir Meta, LSI, Fier, banderolat

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu