Covid 19 i merr jetën babait të ish-deputetit socialist

0

Covid-19 i ka marrë jetën babait të ish-deputetit të PS-së Eduart Ndocaj, i cili në këto zgjedhje kandidon në qarkun e Lezhës për Aleancën Demokristiane.

73-vjeçari Mark Ndocaj ka ndërruar jetë në spitalin covid-1 në Tirane ku ishte i shtruar prej disa ditësh, pasi gjëndja e tij shëndetësore ishte rënduar. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur në rrjetet sociale nga ish-deputeti Eduart Ndocaj.

Ai shkruan në postimin e tij:

Miq, dashamirës dhe të afërm! Me dhembje dhe pikëllim të madh njoftoj për ndarjen nga jeta të babait tim Mark Gjin Ndocaj!

Pritjet dhe organizimi i ceremonisë mortore fillojnë që nesër pas orës 12:00 dhe bëhen pranë shtëpisë në Manati, Lezhë. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për respektimin e masave të Covid-19! Varrimi bëhet ditën e enjtë, datë 22 prill 2021 orë 12.00.

Keyword: Infowebtv, Eduart Ndocaj, deputet, covid, baba

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu