Luhet për Superkupën e Europës, Real Madrid dhe Eintracht Frankfurt zbulojnë formacionet zyrtare

0

Real Madrid dhe Frankfurt luajnë sot në Helsinki për trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Europës.

Real Madrid dhe Frankfurt luajnë sot në Helsinki për trofeun e parë të sezonit, Superkupën e Europës. Madrilenët vijnë në këtë ndeshje si fitues të Champions League, ndërsa skuadra gjermane si triumfuese e Europa League.

Ancelotti ka zgjedhur një formacion me të gjithë yjet, duke i besuar nga minuat e parë treshes së paprekshme të mesfushës Casemiro-Kroos-Modric, ndërsa në sulm Benzema do të mbështetet nga Vinicius dhe Valverde.

Kurse në radhët e Frankfurt do të mungojë një nga protagonistët kryesorë të viteve të fundit, Filip Kostic, i cili nuk do të luajë në këtë sfidë pasi pritet për firmën në Itali, ku do t’i bashkohet Juventusit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu