Makina me shpejtësi “skëterrë” përplas të moshuarën në Elbasan

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan ku si pasojë ka mbetur e plagosur një e moshuar.

Mësohet se ngjarja është regjistruar në Unazën Jugore ku e moshuara teksa ishte duke kaluar rrugën është përplasur nga një automjet.

Dëshmitarët i kanë thënë policisë se, makina e cila përplasi të moshuarën, ka qenë me shpejtësi të lartë dhe si pasojë nuk ka mundur të evitojë përplasjen e gruas.

Ndërkaq, policia po heton shkaqet që sollën aksidentit, ndërsa e moshuara menjëherë është dërguar në spitalin e Elbasanit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu