Manastirliu në Vlorë : Së shpejti nis vaksinimi për të moshuarit mbi 60 vjeç

0

Pas Roskovecit, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, u ndal në një tjetër qendër vaksinimi në qytetin e Vlorës, ku njoftoi se së shpejti do të nisë vaksinimi edhe për të moshuarit poshtë 70 vjeç.

“Jemi duke u përgatitur për të ulur fashën e moshës së vaksinimit në 65 dhe 60 vjeç”.

Manastirliu u bëri apel të moshuarve që nuk kanë marrë informacion nga mjeku i familjes, se për të bërë vaksinën mjafton karta e identitetit.

“Kam një njoftim për të gjithë qytetarët, duke qenë këtu në Vlorë, procesi tashmë prej ditësh vijon duke ecur shumë mirë në qendrën masive të vaksinimit jemi të kënaqur se si po shkon vaksinimi në të gjithë Shqipërinë edhe në fshatrat e largët, nëse ende s’kanë marrë informacion apo njoftim nga mjeku i familjes me kartën e identitetit mund të paraqiten në qendrat e vaksinimit e të kryejnë vaksinën, do kujdesen më pas mjekët e infermierët në qendrat e vaksinimit për të raportuar te mjeku i familjes. Për ata plus 70 vjeç që s’e kanë marrë informacionin të paraqiten në gjithë qytetet në qendrat e vaksinimit e të bëjnë vaksinën”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu