Mendoni se dukeni të çuditshëm në FaceTime? Kjo është arsyeja

0

Nëse nuk ju pëlqen vetja kur flisni me kamera, s’jeni të vetmit, por nuk është faji juaj.

Kamera e parme e telefonit tuaj ka kënd shumë të gjerë që thekson hijet rreth syve dhe hundës, nxjerr më në pah imperfeksionet e lëkurës dhe krijon rrudha dhe gushë të dyfishtë.

Imazhi i vetes që ne shohim gjatë bisedave në FaceTime është i pasqyruar dy herë. Që do të thotë se shohim një version të fytyrës që nuk jemi mësuar ta shohim në pasqyrë. Provojeni me aplikacionin tuaj të preferuar. Merrni një selfie dhe zgjidhni opsionin “mirror.” Do ju duket sikur diçka nuk shkon me fytyrën tuaj, edhe pse asgjë s’ka ndryshuar.

Biem dakord se kamerat e parme janë djalli vetë, por s’u shmangemi dot. Thjesht kini parasysh se nuk dukeni ashtu në të vërtet dhe se tani e tutje, të gjitha fotot bëhen me kamerën e pasme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu