Marsi Simo: “Luanator” dhe “Xhensilator”, ky fenomen po bëhet gjithnjë dhe më i rrezikshëm

0

Sociologia Marsi Simon ë mëngjesin e sotëm është ftuar në një nga emisionet e mëngjesit, ku ka folur rreth trendit “tor”, i cili gjithnjë e më tepër po kthehet në shqetësues për formimin e shëndetit mendor dhe fizik tek të rinjtë.
Ajo ka marrë një shembull, kur dy vajza adoleshente zihen mes tyre si adhuruese “Luanator” dhe “Xhensilator”, edhe më pas ato mbartin mendime që i kundërshtojnë edhe në jetën reale.

“Fenomeni ‘tor’ është i rrezikshëm për mua, në momentin që preken vajzat. Në pamundësi që personat të kenë këtë jetë, këta persona shkrepin foto dhe shprehen se i duan këta persona.
Problem është që vetë fjala adhurim tregon që ne kemi adhuruar prej kohësh figurat fetare. Po vërtetë a ka diçka për të adhuruar kjo këngëtare. Ndikon tek të rinjtë, kultura e të cilëve duhet të jetë e mbushur me libra.

Duke i parë, vajzat zihen me njëra-tjetrën si për shembull ‘Luanator’ me ‘Xhensilator’ deri në atë fazë që mund të dhunohen në këtë mënyrë ato mbartin ndaj njëra-tjetrës mendime, që i kundërshton edhe në jetën reale”, tha ajo.
Më tej, sociologia këshilloi prindërit duke u shprehur se duhet t’i qendrojnë pranë fëmijës, duke e kontrolluar dhe mos lejuar të qendrojë shumë në internet.
“Prindërit nëse mendojnë se janë vonë tani, më mirë t’ja nisin, mos t’ja lënë në dorë vetëm shkollës apo mësuesit, shoqërisë. Por si babai e nëna të vendosin disa rregulla si për shembull, mos t’i lejojnë të rrinë në internet deri në orët e vona”, shtoi Simo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu