Mbaron kontratën në qershor me Barçën/ Messi: “Tek Real Madridi? E pamundur

0

Lionel Messi përfundon marrëveshjen me ekipin e Barcelonës në qershor, ndërkogë që Manchester City dhe PSG kanë shprehur prej kohësh dëshirën për të pasur në skuadër yllin argjentinas.
“Do të pres fundin e sezonit, tani është e rëndësishme e mira e skuadrës, nuk duhen shpërqendrime – ka thënë ai për La Sexta – E di që ka shumë njerëz tek Barça që do të dëshironin që unë të qëndroja, të tjerë që do të donin që unë të largohesha. Është kështu, por unë do të bëj atë që është më e mira për klubin dhe për mua, nuk kam dyshime dhe atë që më thotë zemra dhe mendja ime. Një ditë do të doja të luaja në Shtetet e Bashkuara.
Tek Real Madrid?
E pamundur “.
Në janar argjentinasi mund të kalojë në një klub të ri dhe t’i thotë lamtumirë Barcelonës, siç donte të bënte verën e kaluar, por Pleshti (të paktën me fjalë) preferon të presë në mënyrë që të mos kompromentojë të gjithë sezonin. Ndërkohë, që ka një përgjigje hipotetike për ata që mendojnë se e ardhmja e tij do të jetë larg nga Barcelona. “Unë nuk e di nëse do largohem apo jo, dhe nëse do të largohem do të doja të largohesha në mënyrën më të mirë të mundshme, duke folur gjithmonë hipotetikisht, që një ditë të mund të kthehesha, të punoja për klubin, të kontribuoja, t’i thosha që jo asgjë nuk ndodhi, që Barcelona është shumë më e madhe se çdo lojtar, madje sigurisht edhe se unë, dhe shpresohet që presidenti që do të vijë t’i bëjë gjërat mirë për të fituar përsëri tituj të rëndësishëm”.
Se si do ta tregonte fundin e historisë me Barça, Messi improvizon. “Është një lidhje shumë e vogël dashurie me klubin dhe me qytetin. Përfundon si përfundon, nuk duhet të njollosë atë që kam jetuar në tërë karrierën time. Nuk është e lehtë të qëndrosh 16 vjet si profesionist dhe gjithçka të shkojë mire. Ka pasur kohë të këqija, kohë shumë të këqija, por gjithçka është kapërcyer gjithmonë. Të shohim fundin”. Një epilog që vjen ngadalë dhe që lë miliona tifozë (jo vetëm Barça) me frymë të pezull.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu