Rama për ofrimin e vaksinës ruse/”Mendova se ishte meme”

0

Në konferncën e sotme kryeministri Rama është shprehur për propozimin e bërë nga ambasadorja ruse përsa i përket vaksinës antiCovid Sputnik-V.
“Kam menduar se ka qenë një meme, ajo që pashë, që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Twitter-i i drejtorit të komunikimit, Endri Fugës, një retweet të tweet-it të shefes se KE-së. Mendova se ishte një meme, për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme të bëjë provokime të tilla, dhe kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është një provokim qesharak, dhe nuk është mirë që një vend serioz si Rusia të bëhet qesharake përmes këtyre postimeve dhe një ambasadë të sillet sikur është një seksion i Portokallisë, apo konkurrent i Portokallisë. Shpreh keqardhje, sepse nuk shoh arsye,”- u shpreh kryeministri, i cili theksoi më pas se fokusi i Shqipërisë është përqendruar te Pfizer.
“Ne jemi të fokusuar te Pfizer dhe AstraZeneca. Shtetet të cilat ne komunikojmë në BE janë të fokusuara drejt këtyre kompanive. Një ndjesë e ambasadës ruse do ishte shumë e mirëpritur,”-tha Rama.
Në postimin e ambasadës ruse në Tiranë shkruhej:
“I nderuar z. Endri Fuga, Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu