Mbyllet numërimi në Shkodër, Si u ndanë mandatet në bastionin e demokratëve

0

Është mbyllur procesi i numërimit të votave në qarkun e Shkodrës, ku me të dhënat e deritanishme PD ka marrë 5 mandate, PS ka marrë 3 mandate, PSD e Tom Doshit 2 mandate dhe LSI 1 mandat. Pa llogaritur mundësinë e thyerjes së herësit, e cila do të shihet pas numërimit të votave për kandidatët, ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj e sheh veten jashtë parlamentit.

3 të parët në listën e PS-së në Shkodër janë Edona Bilali, Paulin Sterkaj dhe Benet Beci.

Sa i takon PD-së, pa llogaritur mundësinë e thyerjes së herësit, hyjnë në Kuvend Helidon Bushati ndërsa pas tij renditet Emilia Koliqi, nënkryetarja e bashkisë Shkodër.

I treti është Ramadan Lika, ish kryetari i bashkisë Malësi e Madhe ndërsa e katërta në lista është renditur Greta Bardeli, nënkryetare e PD Shkodër dhe ish kryetare e këshillit të qarkut. I pesti është ish kryetari i bashkisë Vau Dejës Zef Hila.

Ndërkohë me dorëheqjen e Tom Doshit nga mandati i deputetit, dy kandidatët që do të jenë në Kuvend nga PSD janë Gledis Çeliku dhe Meri Markiçi.

Po ashtu në Kuvend do të hyjë dhe Agron Çela nga radhët e LSI-së

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu