Me 4 mijë vota diferencë nga njëri qark te tjetri, zbulohet ku do të jetë Rama deputet/ Durrës apo Vlorë?

0

Burime bëjnë me dije për se kryeministri Edi Rama do të marrë mandatin në qytetin e Durrësit, ndërsa mandati i tij në qarkun e Vlorës do i kalojë Teuta Ramajt, e cila renditet e 9-ta në listë.

Rama ka marrë 11 412 në qarkun e Vlorës, përkundrejt 15 871 që ka marrë në qarkun e Durrësit, edhe pse duhet thënë se diferenca e votuesve është e madhe.

Në Durrës e kanë ushtruar më shumë qytetarë se në Vlorë të drejtën e votës, ndërkohë që vetë Rama nuk ka ende një qëndrim publik se cilin prej mandateve do të mbajë.

Ai u betua mbrëmjen e djeshme në emisionin opinion, se nuk kishte parë se çfarë bëhej me votat personale, dhe kjo ishte një nga gjërat që i interesonte më pak.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu