Gratë naftëtare kanë vendosur të ndërpresin grevën ditën e sotme pas 26 ditëve.
Ky njoftim është bërë nga kreu i Sindikatës së naftëtarëve, i cili është shprehur optimist për takimin që kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të ketë me naftëtarëtditën e sotme.
“Vendimi është marrë pak më parë nga naftëtarët dhe gratë pjesëmarrëse në grevën e urisë. Nesër ato do të ndërpresin grevën, me shpresën se do të gjendet një zgjidhje për pagat e prapambetura. Në të kundërt do të rikthehen në grevë dhe protestat do të vazhdojnë’, tha dje, Sokol Dautaj kreu i Sindikatës së naftëtarëve.
Pasditen e djeshme kryeministri ka konfirmuar se do të zhvillojë një takim me një përfaqësi të naftëtarëve protestues dhe pjesëtarë të grevës së urisë.
Hyni
Mirë se vini! Hyni në llogarinë tuaj
Forgot your password? Get help
Shërim fjalëkalimin
Rikupero fjalëkalimin
Një fjalëkalim do t'ju dërgohet në email





