“Me taku dashnoren”, arsyeja e kërkesës për dalje pas orës 22:00

0

Të gjithë mundohen të shmangin sa më shumë marrjen e gjobave duke zbatuar masat anti Covid, njëra prej të cilave është të mos dalësh jashtë orarit të përcaktuar pa marrë leje nga punonjësit e policisë.
Për të marrë leje duhet në fillim të kemi një arsye të rëndësishme siç mund të jenë ato shëndetësore, shkuarja në punë. Mesa duket tek arsyet e dërguara nuk mungojnë as “takimet e të dashuruarve”,
JOQ ka publikuar një foto, në të cilën tregohet arsyeja e një qytetari për të lëvizur.
“Me taku dahsnoren”,- ka shkruar qytetari të cilit duket se i është miratuar, si “masë për përhapjen e Covid”. Në një situatë të tillë të gjithë kanë nevojë për mbështetjen e njëri-tjetrit, me sa duket edhe pas “orarit kovidian”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu