Merr fund bojkoti! / Të dielën nis “Kupa e Shqipërisë”.

0

Bojkotit të udhëhequr për tre muaj nga Liga e Profesionistëve i erdhi fundi. Të dielën do të nisë “Kupa e Shqipërisë”, e cila për shkak të kohës së humbur sektori i garave në FSHF ka vendosur të ndërhyjë në strukturën e organizimit të këtij kompeticioni që në fund sezoni të mbyllet brenda afatit.
Për herë të parë nuk do të ketë një tur paraeliminator pasi me short janë zgjedhur për të vazhduar më tej Shkumbini dhe Maliqi, ndërsa janë eliminuar Luzi 2008 dhe Shënkolli.
Ndryshimi rrënjesor është se të gjithë përballjet, për shkak të kohës së humbur, do të luhet me tek ndeshje dhe jo me sistem vajtje-ardhje. Nga turi çerekfinal dhe më pas gjysmëfinalet do të caktohen me short, ndërsa 32 skuadrat e këtij kompeticioni janë ndarë në dy grupe me nga 16 ekipe.
Turi i parë i Kupës do të zhvillohet të dielën në orën 13:30, me disa nga ndeshjet që janë Tirana-Shkumbini, Kukësi-Maliqi, Skënderbeu-Tomorri, Partizani-Iliria në Librazhd për shkak të mungesës së terrenit sportiv dhe Dinamo-Flamurtari, një përballje që i mungon prej shumë vitesh futbollit shqiptar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu