Mësuesit dhe pedagogët marrin sot dozën e dytë të vaksinës

0

Ditën e sotme mësuesit dhe pedagogët do të marrin dozën e dytë të vaksinës kundër COVID-19. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu vizitoi qendrën e vaksinimit në stadiumin Air-Albania. Ministrja deklaroi se është shumë e rëndësishme që dozat e dyta të bëhen në kohë duke theksuar se pas stafit pedagogjik, është radha e forcave të armatosura.

“Është shumë e rëndësishme që dozat e dyta të bëhen sipas kalendarit të vaksinimit për të gjitha kategoritë. Sot kemi vaksinimin e mësuesve ndërsa më pas vazhdon me forcat e armatosura. Ndërsa në sheshin Skënderbej po vazhdon vaksinimi sipas grupmoshave dhe me të gjithë pjesën tjetër”, u shpreh ministrja.

Mbi 40 mijë pedagogë, mësues dhe edukatorë janë vaksinuar, nga të cilët rreth 11 mijë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës. Që prej nisjes së procesit të vaksinimit janë mbi 816 mijë qytetarë të vaksinuar, nga të cilët, 320 mijë i kanë kryer të dy dozat e vaksinës anticovid.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu