Meta flet nga Elbasani për shkarkimin: Kjo temë është nul

0

Presidenti Ilir Meta ishte sot në festën e Shën Gjon Vladimirit në Elbasan. I pyetur lidhur me vendimin e Kuvendit për shkarkimin e tij ai u shpreh se ky vendim, edhe nëse do të merret, është nul, sa kohë që sipas tij Kuvendi është antikushtetues.

Meta tha se e gjithë vëmendja duhet të përqendrohet te krimet zgjedhore që ndodhën para dhe pas 25 Prillit.

“Nuk ekziston asnjë lutje e tillë, zoti ti fali të gjithë ata që nuk dinë se çfarë bëjnë, dhe i udhëhetq të gjithë në rrugën e të mirës së përbashkët. Kam ardhur këtu pikërisht për tiu bashkuar këtij mesazhi të bashkëjetesës fetare.

Nuk dëshiroj të flas në një vend të shenjtë për çështje që nuk ekzistojnë, kjo tema e shkarkimit është nul, aq më tepër pas 25 Prillit, ku u tregua qartë se Kuvendi i dy viteve të fundit, është sot për fat të keq edhe më antikushtetues se nga sa ka qenë.

Merruni me hetimin e krimeve zgjedhore, para dhe pas 25 Prillit, pasi në një vend demokratik, qytetarët duhet të jenë të barabartë përpara ligjit”, u shpreh Meta gjatë fjalës së tij.

Seanca për shkarkimin e presidentit Meta do të mbahet javën e arshme, në datën 9 Qershor, kur derimë tani socialistët janë shprehur të vendosur pro shkarkimit, me pretendimin se kreu i shtetit ka bërë shkelje të rënda të Kushtetutës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu