Meta i bën thirrje SPAK pasi qeveria humbi 110 milion USD në gjygjin me ‘Becchetti-n’: Kapriço personale e Kryeministrit

0

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar ashpër mbrëmjen e sotme pas lajmit që qeveria shqiptare ka humbur gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti.

Tashmë shteti shqiptar duhet t’i paguajë sipërmarrësit italian 110 milionë euro dëmshpërblim për mbylljen e televizionit të këtij të fundit.

Në një reagim në Facebook, Meta shkruan se SPAK duhet të nisë menjëherë hetimet dhe të vërë përpara drejtësisë të gjithë shkaktarët e këtij dëmi. Ai shtoi se vetëm për tekat dhe kapriçot personale të Kryeministrit, i cili e urren edhe lirinë e medias, tashmë Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milion euro.

“E kam paralajmëruar prej kohësh Qeverinë ende në detyrë të heqë dorë nga arroganca dhe të tërhiqet nga çdo vendim abuziv e jashtë procedurave ligjore ndaj investitorëve të huaj në vendin tonë.

Vetëm për tekat dhe kapriçot personale të Kryeministrit, i cili e urren edhe lirinë e medias, tashmë Shqipëria është e detyruar të paguajë 110 milion euro.

Skandali merr përmasa më të mëdha, për shkak se Avokatura e Shtetit e ka gënjyer Presidentin e Republikës duke pretenduar se nuk e ka humbur gjyqin me kompaninë në fjalë, madje duke fshehur informacion.

Në këto kushte, i bëj thirrje Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), të nisë urgjentisht hetimet penale për këtë dëm të madh ekonomik të shkaktuar shtetit dhe që do paguhet fatkeqësisht me paratë e të gjithë taksapaguesve shqiptarë.

Është koha, që Drejtësia të vendosë para përgjegjësisë ligjore, të gjithë shkaktarët e këtij dëmi ekonomik, edhe për të parandaluar në të ardhmen dëme më të mëdha për Buxhetin e Shtetit dhe taksapaguesit shqiptarë, për shkak të shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me pushtetin të zyrtarëve të lartë,” deklaroi Meta.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu