Vajza e elektriçistit nga Rrësheni që vdiq dje në Greqi rrëqeth me fjalët: Ata që se dinë…

0

Dje një ngjarje e rëndë tronditi fshatin Gymnos, në Evia të Greqisë, ku humbën jetën tre elektriçistë ndërsa ishin duke punuar në një shtyllë të tensionit të lartë. Mes viktimave ishte edhe një shqiptar, Aleks Bruka.

Mediat fqinje shkruajnë se familja e 45-vjeçarit nga Rrësheni ende nuk e beson ngjarjen e rëndë. Ai ishte shtylla e familjes dhe punonte që të mos i mungonte asgjë tre fëmijëve të tij.

Vajza 20-vjeçare e Aleksit, Kerta Bruka thotë se ende nuk mund ta besojë atë që ka ndodhur, ndërsa janë duke menduar se si të transportojnë trupin e viktimës drejt Shqipërisë për ta përcjellë për në banesën e fundit.

“Ne po jetojmë në një çmenduri absolute. Po përpiqemi të shohim se çfarë do të bëjmë me babanë tonë dhe si do të ndodhë udhëtimi i tij i fundit në Shqipëri. Babai im e bëri këtë punë për shumë vite. Në fakt, këtë vit ai do të mbaronte shkollën e elektricistit. Ai do të merrte diplomën dhe kështu do të ndalonte së ngjituri dhe zëvendësuari shtyllat. Për fat të keq, të tjerët bënë gabim, të tjerët nuk e dinin punën dhe e morën babanë tonë në qafë”, tha ajo.

20-vjeçarja i bën thirrje autoriteteve të zbardhin ngjarjen.

“Unë shpresoj që autoritetet përgjegjëse për hetimin të zbardhin çështjen, sepse kështu papritur asgjë nuk ka ndodhur. Nuk ishte hera e parë që babai im punonte. Merret me vendosjen e shtyllave për të paktën 15 vjet. Ai e dinte mirë punën. Në këtë punë, ai punoi për shumë vite dhe në fakt ai ishte i vetmi që vinte shtyllat sepse e dinte punën më mirë se kushdo”, deklaroi vajza.

Përveç 45-vjeçarit Alex Bruka, baba i tre fëmijëve, që humb i jetën, viktimë mbetën edhe një 43-vjeçar dhe një 55-vjeçar baba i tre fëmijëve, këta dy të fundit me kombësi greke.

Punonjësi i katërt, i cili është një teknik 32-vjeçar, u plagos dhe u transportua në spitalin e Chalkida dhe sipas mjekëve ai është jashtë rrezikut për jetën. Raportohet se personi përgjegjës i projektit inxhinierik, si dhe mbikëqyrësi i punimeve janë arrestuar nën akuzën e vrasjes nga pakujdesia dhe janë dërguar në Prokurorinë e Chalkida.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu