Ministri i jashtëm grek pritet të vizitojë Tiranën të martën

0

Ministri i jashtëm grek, Nikos Dendias pritet të vizitojë ditën e martë Shqipërinë.
Në takimet që ai do të zhvillojë me zyrtarë shqiptarët do të diskutohen të gjitha çështjet në lidhje me marrëdhëniet dypalëshe midis dy shteteve.
Në zemër të diskutimeve, siç pritet, do të jetë çështja e zgjidhjes së kufijve detarë.
Çështja është mbajtur pezull që nga viti 2009 kur të dy vendet nënshkruan marrëveshjen, e cila më vonë u anulua nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu