Ministri Lleshaj: Trefishohen gjobat për përdoruesit e celularit në timon

0

Në takimin e sotëm me drejtuesit ë policisë rrugore ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka deklaruar se masa e trefishimit të gjobës për individët, që përdorin celularin gjatë udhëtimit me makinë, është e domosdoshme
Nga 5000 lekë propozohet që gjoba të bëhet 15.000 lekë të reja. Në rast të përsëritjes së shkeljes atëherë bëhet dyfishimi i gjobës në 30.000 lekë. E nëse përdoruesi I celularit në timon e bënë këtë tre herë brenda vitit, I pezullohet tre muaj patenta, dhe I hiqen 10 pikë nga leja e qarkullimit’.
Ministri foli në takim me drejtuesit e policisë për disa masa që duhet të ashpërsohen nga rrugorët.
Kështu, në çdo makinë që ka një fëmijë, duhet të ketë patjetër kolltukun e dedikuar të fëmijës; për mjetet me dy rrota, biçikleta e motorra, të merren masat për kontrolle për paisjet mbrojtëse; të ashpërsohen masat për shoferët që përdorin makinën kur kanë pirë alkol duke I treguar policisë se duhet të qëndrojë pranë klubeve të natës apo restoranteve, kur ka njerëz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu