Kryeministri paralajmëroi pushim për të paaftët, prefekti i ri në Elbasan, Klevis Xhoxhi, mbledh drejtorët. Ja çfarë u kërkua

0

Prefekti i ri i Elbasanit, Klevis Xhoxhi, menjëherë pas marrjes së detyrës, ka zhvilluar një takim me disa prej drejtorëve të institucioneve më të rëndësishëm në qarkun e Elbasanit.
Në fjalën e tij prefekti Xhoxhi ka përshëndetur punën e mirë të bërë nga të gjitha drejtoritë, por ka kërkuar edhe një raport të hollësishëm rreth problematikave të konstatuara dhe zgjidhejs së tyre.

Vëmendja është përqëndruar në ato drejtori që kanë lidhje direkt me pasojat e pandemisë.

Kështu Dreëjtori i Drejtorisë Rajonale të Tatimeve në Elbasan, Indrit Karaj, u shpreh se problem gjatë pandemisë ka qenë mbyllja e biznesve. Por nga paketa e parë e ndihmë sfinanciare të qeverisë kanë përfituar 2947 subjekte dhe nga paketa e dytë 326 subjekte gjë që ka lehtësuar aktivitetin dhe vijueshmërinë e këtyre subjekteve u shpreh ai.

Ndërsa Drejtoresha e Qendrës Spitalore, Desantila Tahiraj, u shpreh se janë marrë të gjitha masat masat që pacientët me patologji të tjera të trajtohen veçmas duke mos pasur asnjë kontakt me me atë që ekzaminohen për COIVID-19. Gjithashtu ajo nënvizoi se stafi ka përkushtim maksimal edhe për vetë natyrën e pandemisë.

Prefekti Xhoxhi u kërkoi të gjithë drejtuesve që shërbimi kundrejt qytetarëve të jetë primar.

Pak ditë më parë Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se do të shkarkojë nga detyra këdo drejtor që nuk përmbush detyrën dhe ndaj të cilëve qytetarët adresojnë ankesa.
Sipas të dhënave, disa nga drejtorët në qarkun e Elbasanit tashmë e kanë marrë paralajmërimin. Infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu