Minoritarët grekë mund të trajtohen në spitalet greke

0

Mediat Greke kanë raportuar se shteti Grek ka dhënë dritën jeshile për trajtimin e pacientëve me Covid-19 të cilët i përkasin minoritetit grek në Shqipëri.
Ditën e djeshme tre minoritarë nga Himara, Livadhia dhe Derviçani të cilët ishin në gjendje të rëndë nga Covid-19 u transferuan me një ambulancë nëpërmjet doganës së Kakavijës, për në Janinë.
Mediat gjithashtu shkruajnë se sistemi shëndetësor në Shqipëri, veçanërisht zonat e minoriteteve po përballen me probleme serioze nga Covid-19.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu