Mjeku i njohur sulmon Ilir Bejqën: I paaftë, krijoi një administratë vrastare të dijes (EMRI)

0

 

Mjeku Pajtim Lutaj, përmes një postimi në rrjete sociale ka akuzuar politikat qeveritare dhe specifikisht ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqja, në lidhje me refuzimin e mjekëve të rinj për të vijuar ciklin e tretë të studimeve.

Lutaj shprehet se Qendra spitalore Universitare “Nënë Tereza’, ka humbur prej vitesh funksionin universitar, pasi nuk kryen më formimin e personelit të ardhëm mjekësor.

Doktor Lutaj thekson se 25% e mjekëve të rinj refuzojnë specializimin duke krijuar në këtë mënyrë një boshllëk dhe mungesë potenciale të mjekëve në të ardhmen, dhe kjo për shkak se Fakulteti i Mjekësisë është kthyer në një vatër injorance dhe korrupsioni me notën.

Postimi i plotë i doktor Pajtim Lutaj:

25 % e mjekeve te rinj refuzojne specializimin, pra nuk pranojne te vazhdojne ciklin e trete te Studimeve mjeksore. Shifni listen: te mbuluar, te zbuluar, te lire dhe te “burgosur”, te hequr dhe te terhequr nga sistemi rrumpalle i krijuar nga injoranca, te paditurit dhe te korruptuarit e ketij vendi qe kerkon me çdo kusht ti bashkohet Europes se dijes, kultures, zhvillimit dhe prosperitetit njerezor.

Lista eshte publikuar 3 dite para zgjedhjeve, as nje reagim, as veprim, asgje nuk habit ne kete vend. Tepsia politike me legenin mediatik kane mbetur ne fund te kazanit, te shurdher, memece dhe te verbuar vazhdojne avazin me fosilet e politikes se vjeter qe mbrojne me thonjë te kaluaren e tyre te errët dhe vepren e tyre me te keqe; administraten.

Pej vitesh kam shkruar se Formimi i Mjekeve te rinje qe do te sigurojne sherbimin mjeksor ne te ardhmen eshte shkaterruar. Qendra spitalore Universitare “Nene THERESA” e vetmja ne Shqiperi ka mbaruar prej vitesh te quhet Universitare, se nuk kryen më funksionin e saje; Formimin e personelit mjeksor te ardhëshme, mjekeve, infermiereve, mamive ….

Kjo eshte arsyeja qe ne kemi sistemin shendetesor me te papergatitur ne bote, me formim te cunguar ose te pa formuar fare te dala nga FM dhe UMT te cilat merren me cdo gje perveç formimit, mesimit apo pergatitjes profesionale te brezit te ri.

Ministria, Administrata e sistemit shendetesor ne vendin tim eshte pergjegjese per gjendjen katastrofike, te pa shprese dhe te pa kthyeshme. Ministra te pa afte qe kane krijuar nje administrate vrasetare te dijes, qe kane zhdukur rolin e mjekut ne shoqeri ate te profesionistit dhe profesorit ne Universitet, duke e kthyer ne nje administrator te materialeve te tyre te skaduara e te pa vlefshme (medikamente e letra pa vlere, diplloma) …

o Zot, ku shkojmë… keta njerz te pafytyre, dallkauk e turkoshak, injorant e megallomane, jo vetem nuk dine cfar bejne e cfar shkruajne por as nuk degjojne, u duket vetja se dine çdo gje vetem e vetem se adhurojne partitizmin e ndyre dhe rrumpallen qe drejtone sot shendetesine tone.

Kujdes, veproni shpejt, me urgjence … ndryshoni me nje here “sistemin” tuaj te deshtuar e te kalbur. Lexoni drejt deshiren e popullit, zbatoni verdiktin e tij…. shenja e pare u dha ne qytetin sy hapur, qendren e kultures, Shkodër, populli i ketij qyteti duke mos e votuar, refuzoje politikat e Ish-Ministrit me famekeq, qe ideojë, iniciojë dhe shkaterroje formimin profesional ne shendetesi dhe ekonomine e këtij sistemi.

UMT dhe FM nga qendra formimi dhe iluminimi, jane kthyer ne qendra obskurantizmi, nga qendra shprese per te ardhmen ne vatra injorance dhe korrupsioni me noten, me diplloma, grada dhe tituj.

QSUT nga qender rrezatimi i mjekeve te rinje ne qender sekseresh dhe mjekësh te pa formuar por per fat te keq, shume te kon-formuar me politiken e mbrapsht.

QSUT-ja lëngon, nuk reanimohet më nese nuk veprohet tani!

Ndryshoni urgjent!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu