Mjeti del nga rruga në Gramsh dhe përmbyset në kanal, shpëton mrekullisht shoferi

0

 

Një aksident automobilistik është regjstruar këtë të hënë në aksin rural Gramsh- Mashan. Një mjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal, duke u kthyer totalisht përmbys. Dyshohet se shkak i daljes së mjetit të jetë bërë shpejtësia e lartë. Nga të dhënat paraprake nuk ka viktima apo persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Fillimisht kanë qënë banorë të zonës ata që janë afruar për të dhënë ndihmën e parë e më pas ka mbërritur policia, e cila ka nisur punën për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe kryer veprimet e rastit.


Infoweb Media!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu