Moderatorja nga Elbasani prek ndjekësit: “Trupi im pësoi kolaps. Më janë mbushur sytë me lot, nuk jam me COVID, por…”

0

Moderatorja Eva Murati ka munguar në ekran në emisionin e së mërkurës, e për këtë paska një arsye mjaft të fortë. Në një video në Instagram, Moderatorja tregoi se fatmirësisht nuk është prekur nga Covid-19, por është sëmurë. “Në pamundësi për t’ju kthyer mesazh të gjithëve atyre që më kanë shkruar përse nuk u shfaqa në emisionin e të mërkurës në ‘Champions League’, po shkruaj këtu!

Faleminderit nga zemra për ato qindra mesazhe që kam marrë, më janë mbushur sytë me lot kur i kam lexuar! Në katër vjet ‘Champions’, kurrë nuk ka ndodhur të mos jem e pranishme, por për shkak se isha e sëmurë, (jo Covid) e kisha të pamundur të isha në program!

Le te themi që trupi im pësoi kolaps pas gjithë atyre aventurave fatlume që kam patur këto kohë (do plaste diku syri i keq).

Ju faleminderit edhe njëherë gjithë dashamirësinë që keni treguar ndaj meje që nga dita e parë e deri më sot!”, është shprehur Eva.

Së fundmi, moderatorja seksi ishte një ndër të ftuarat në emisionin italian “Tiki Taka”. Për më tepër, Murati ka treguar se ka firmosur një kontratë me një kompani të suksesshme menaxhimi në Itali.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu