Mos vallë Taylor Swift dhe Adele po realizojnë një këngë së bashku?

0

Pas lajmit se Taylor Swift po realizon albumin e saj të rradhës Red (Taylor’s Version) në Nëntor të këtij viti, fansat kanë nisur me ‘kërkimet’ e tyre për artistët që do të bashkëpunojnë me këngëtaren për këtë album.

Bashkëpunimi me Ed Sheeran është konfirmuar dhe ai ka regjistruar këngën ‘Everything Has Changed’ për albumin, por fansat janë drejtuar tek Adele.

Merrni kohën për të imagjinuar sa spektakolar do të ishte ky bashkëpunim, shkruan InfoWebTv.

Në Twiiter po qarkullon një foto nga SESAC (Shoqëria e Autorëve dhe Kompozitorëve të Skenës Evropiane) e hedhur nga fansat e Taylor, ku tregohet se Taylor Swift dhe Adele janë regjistruar si shkrimtare për një këngë të quajtur “Broken Hearts”.

Ky bashkëpunim i supozuar nuk është konfirmuar ende.

infowebtv.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu