Murrizi i drejtohet me tone të ashpra ministres:Kërkoj hetimin e atij palaços në Vlorë

0

Deputeti Myslim Murrizi mbajti një fjalim me tone të forta në Kuvend, ku kërkoi hetim të menjëhershëm për mjekët e Vlorës, që i mbajtën për 70 ditë të fshehur vdekjen e një pacienti familjarëve të tij.

Murrizi tha se ajo që ka ndodhur është skandaloze, dhe kërkoi nisjen e menjëhershme të hetimeve nga ana e SPAK.

“Zonja ministre nuk e di se sa je e informuar për një ngjarje të transmetuar mbrëmë nga gazetarja Alketa Ceka. I ndjeri Luan Zeqiri në Vlorë ka ndërruar jetë më 6 janar ka humbur nëpër frigorifer për 70 ditë. I bëj thirrje SPAK të fillojë menjëherë hetimet për atë grup banditësh të veshur me bluza të bardha në Vlorë. Nuk ka më turp dhe krim se kur familjarët nuk dinin se ku e kanë të afërmin e tyre. Edhe e marrin pas 70 ditësh pasi u bë mediatike.

Kërkoj menjëherë hetimin e atyre mjekëve të Vlorës dhe të pseudo mjekëve të spitalit Infektiv, që na i keni sjellë si kandidatë. Nuk e di se si shtrohen, a janë me inventarë a jo. Nuk e di të them si bagëti, jo se edhe ata janë me inventar. Kërkoj hetimin e atij palaços në Vlorë, të drejtorisë së QSUT-së dhe të Infektivit për hedhjen e kufomës së të ndjerit”, tha Murrizi.

Sa i takon vaksinës Murrizi kërkoi që qeveria shqiptare të jetë e hapur ndaj të gjitha shteteve, përfshirë edhe rusen Sputnik, pasi sipas tij vendi ynë më shumë shpenzon para për naftën e ministres dhe kryeminsitrit, sesa për të blerë doza vaksinash.

Deputeti ka zbuluar dhe koston e dhuratës që solli dje në Rinas Princi i Arabisë, që sipas tij 10 mijë dozat e Sputnik kanë kushtuar 12 mijë euro, aq që sipas Murrizit shumë prej kandidatëve socialistë për deputetë i kanë kostume në garderobat e tyre.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu