Mutacioni indian në Shqipëri? Humb jetën 50-vjeçari me simptoma të ngjashme

0

Një 50-vjeçar nga Cerriku ka ndërruar jetë pak ditë më parë prej koronavirusit.  Burime bëjnë me dije se 50-vjeçari ishte kthyer pak ditë më parë me avion në Shqipëri dhe tranzitin e kishte bërë nga Athina.

Ajo që përbën shqetësim për rastin në fjalë lidhet me simptomat e të sëmurit, të cilat sipas burimeve zyrtare për abcnews.al nga Drejtoria e Shëndetit Publik të Elbasanit ishin të ngjashme me ato të mutacionit indian të koronavirusit, i cili njihet për agresivitetin e tij.

Mësohet se pasi është konstatuar ky rast, një monstër e marrë nga 50-vjeçari është dërguar jashtë për të konfirmuar nëse kemi të bëjmë apo jo me versionin indian të koronavirusit, i cili ka shkaktuar deri më tani rreth 300 000 të vdekur.

infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu